Masë mjekësore për atentatorin e ambasadave
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë masë mjekësore për Roland Gjepalajn, nga Shijaku, i arrestuar në vitin 2006 pasi do të hidhte bomba molotov në bllokun e ambasadave në Tiranës. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky person është një kontingjent krimi, nisur nga shëndeti i tij jo i mirë mendor. Duke parë rrezikshmërinë e tij, akuza ka kërkuar masë mjekësore me Gjepalajn. Ai i ka deklaruar para prokurorëve se do të hedhë në erë ambasadën iraniane dhe më pas ka ndërruar mendim, duke deklaruar se do të hidhte në erë atë italiane. Paqartësitë e deklaratave të 31-vjeçarit kanë bërë që prokuroria të dyshojë për aftësitë mendore, për më tepër që dy ambasadat, në të cilat ai pretendonte se do të kryente aktin, nuk janë në atë rrugë. Fillimisht 31-vjeçari ra në pranga gjatë orës që luhej finalja e Kampionatit Botëror në vitin 2006, Francë-Itali, në bllokun e ambasadave. Me tre bomba të ndara në tre shishe dhe të gatshme për të vepruar, Gjepalaj ka hyrë në bllokun e ambasadave, por ora e vonë ka bërë që të dyshohet për vendqëndrimin e tij. Fillimisht, Gjepalaj ka pretenduar se "ka inatin" me ambasadën iraniane, e pak minuta më vonë ka deklaruar se gjithçka e ka pasur për ambasadën italiane, së cilës pretendon se i ka shitur një tokë për varreza.
Një punonjës i komisariatit të ruajtjes së objekteve, që vepron brenda territorit të ambasadave në Rrugën e Kavajës ka njoftuar se një njeri i dyshimtë ndodhej afër tij. Me një çantë në duar, një djalë i ri i është afruar dhe e ka pyetur për vendndodhjen e ambasadës iraniane. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një grup i policisë dhe e kanë arrestuar në flagrancë, dhjetë minuta pas dialogut me rojën. I kanë marrë çantën dhe në të kanë zbuluar lëndën plasëse. Blutë nuk i kanë lënë kohë të sqarohet duke e çuar urgjentisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shishet me eksploziv janë marrë nga ekspertët dhe ka rezultuar se ishin të tipit "molotov". "Doja ta hidhja në ambasadën italiane, pasi para disa vitesh iu kam dhënë një copë tokë për varreza dhe s‘më kanë dhënë lekë për të", mësohet se ka thënë ai para hetuesve të policisë.