E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Kinsella/ Kreu i Senatit të Kanadasë, vizitë 3-ditore në Tiranë

Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, nga data 11-14 tetor 2009, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella. Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një kryetari të Senatit kanadez në Tiranë. Nga pala shqiptare kjo vizitë konsiderohet shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm partneritetin në NATO, por edhe faktin se Kanadaja është shteti i dytë më i madh në botë pas Rusisë. Ditën e hënë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të zhvillojnë një bisedë dypalëshe kokë më kokë mes tyre. Pas takimit mes delegacioneve kanadeze dhe shqiptare, dy homologët do të nënshkruajnë një marrëveshje për nxitjen e bashkëpunimit, si dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të qeverisë, biznesit, si edhe drejtues të komunitetit fetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›