E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka Zogu: Ahmet Zogu të varroset në kodrat e liqenit

Trashëgimtarët e Ahmet Zogut kërkojnë që eshtrat e tij të prehen në kodrat e liqenit në Tiranë. Leka Zogu përshëndet kthimin e eshtrave të të atit në Shqipëri dhe ngritjen e komisionit qeveritar për këtë çështje, duke e vlerësuar këtë hap si një ndryshim të madh historik. "Ajo do të varet përmbi vendimin e komisionit, se është pak herët ta dimë, por kam shpresë se ashtu do të jetë. Një vendim i tillë është një vendim i madh, është një vendim që ndryshon diçka në histori. Ky nuk është një vendim i lehtë për t‘u marrë, por marrja e tij më ka gëzuar jashtë mase", u shpreh Leka Zogu. Vendimi, në fakt, nuk ka gjetur unanimitet. Tek-tuk zërat kundër kanë ardhur nga veteranë të luftës, por janë pasuar edhe me heshtje nga eksponentë politikë. Ndërkohë, familja mbretërore u tregua e kujdesshme të kërkojë respektimin e të tërë figurave historike, pavarësisht se dikur ata mund të kenë qenë kundërshtarë të betuar të njëri-tjetrit, si Zogu me Fan Nolin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›