E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet vendosin çmime reference edhe për ndërtuesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dërguar një udhëzim në të gjitha subjektet dhe firmat e ndërtimit, ku ka njoftuar për zbatimin e referencave, për lëndët e para që përdoren në ndërtim. Çmimet e referencës për lëndët e para do të përkthehen në rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve, pasi ndërtuesit nuk do ta mbajnë për vete rritjen e kostos së ndërtimit, por do t’ia faturojnë atë blerësve. Ky nuk është i vetmi rast kur tatimet ndërhyjnë duke diktuar fitimet dhe koston e ndërtimit tek sektori i ndërtimit. Përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve nga ana e tyre deklarojnë se, udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka efekt prapaveprues dhe praktikisht ka hyrë në fuqi që më 1 janar 2008.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›