E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e pritshme e tunelit zbraz rrugën e vjetër

Inaugurimi

Dje aksi Kukës-Tiranë dhe anasjelltas ka qenë gati i shkretë. Me qindra udhëtarë kanë shtyrë udhëtimin për të shmangur udhën e vjetër të mundimshme dhe për të kaluar në tunel gjatë ditës së sotme. Tashmë tuneli hapet përgjithnjë i përfunduar dhe kalimi në të bëhet në një drejtim derisa të përfundojë edhe galeria veriore. Edhe mbikalimi dje ka pasur më pak fluks se ditët e tjera. Mijëra njerëz në Kukës dhe në qytete të Kosovës kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në tunel sot në ditën e hapjes, edhe pse kjo ngjarje nuk do të përcillet me shumë bujë qeveritare. Me fillimin e funksionimit të galerisë jugore marrin fund edhe vuajtjet sfilitëse të udhëtarëve në rrugën e vjetër, por merr fund edhe një periudhë e ngjeshur me komente dhe akuza për tunelin, për shembjen e ndodhur në dhjetor, për çmimin e lartë për njësi, për shtyrjet e inaugurimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›