Godo: Brenda korrikut jemi në qeveri
Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, u shpreh ditën e djeshme se brenda këtij muaji, PR-ja do të përfaqësohet në qeveri me post ministror. Godo, figura historike e kësaj partie, u shpreh se PR ka negociuar me Kryeministrin Sali Berisha në lidhje me këtë çështje, ku i është kërkuar që të respektohet marrëveshja mes PD-së dhe PR-së për përfaqësimin e kësaj të fundit. “Besoj se kjo çështje duhet të zgjidhet në ditët që vijnë, domethënë para mbylljes së kësaj legjislature. Ne kemi komunikuar me doktor Berishën dhe ai e ka thënë një gjë të tillë. Ndoshta kjo lidhet edhe me një ndryshim tjetër që eventualisht ai do të bëjë në qeveri. Ne kemi pritur kaq gjatë, mund të presim edhe 10 ditë”, - u shpreh Sabri Godo.
Deklarata
Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht kryetar i PR-së, la pa përfaqësim në qeveri me post ministror aleatin kryesor të PD-së në qeverisje. Kryeministri Berisha, pasi pranoi dorëheqjen e ish-ministrit Mediu për t’u hapur rrugë hetimeve për çështjen e Gërdecit, u shpreh se PD-ja do të respektojë marrëveshjen, ku republikanët do të kenë postin ministror që do t’u takojë. Gjithsesi, tashmë kanë kaluar tri muaj nga dorëheqja e Mediut dhe ende PR-ja nuk ka marrë postin e saj ministror. Godo, gjatë deklaratës së tij, nuk bëri të ditur se çfarë ministrie do të përfitojnë republikanët, por ai këmbënguli në faktin që kjo çështje të zgjidhet brenda muajit korrik, para mbylljes së sesionit parlamentar. Moszgjidhja e këtij problemi në këtë sesion parlamentar do të thotë që republikanët do të kenë postin e tyre ministror vetëm në muajt e parë të vjeshtës, dhe kjo për kreun historik të PR-së është e papranueshme. “Do të ishte me të vërtetë e papranueshme që kjo të shtyhej për në vjeshtë”, - tha Godo.
Ndryshimi
Pavarësisht vullnetit të Kryeministrit Berisha, ende nuk dihet se çfarë ministrie do të kenë republikanët. Sipas Godos, ndryshimi në qeveri për hatër të marrëveshjes me PR-në, ka të bëjë edhe me ndryshime të tjera në kabinet. Qeveria aktualisht nuk ka ende një zëvendëskryeministër, duke i shtuar një post për republikanët, do të thotë që një ministër do të largohet nga qeveria për t’u hapur rrugë republikanëve. Këta të fundit nuk kanë kërkuar ndonjë ministri specifike, por mjaftojnë që të përfaqësohen me post ministror në qeveri. “Do duam një ministri që të kishte peshë. Ne nuk mund të vëmë gishtin në ndonjë ministri, sepse ky është atribut i Kryeministrit”, - tha më tej Godo për këtë çështje.
Mediu
Kryetari i nderit të PR-së foli edhe në lidhje me çështjen “Mediu”, i cili tashmë është pa imunitet dhe i lirë për t’u ndjekur penalisht nga Prokuroria. Në këtë pikë, Godo është shprehur se nguti më i madh për ta lënë Fatmir Mediun pa imunitet ka qenë nga politika, pasi ai ende nuk është thirrur nga Prokuroria, edhe pse tashmë është një person i thjeshtë. “Duket se u nxit më tepër nga politika ajo çështja e heqjes së imunitetit në formën më të shpejtë, në mënyrë imediate. Duket se prokuroria nuk e kishte një ngut të tillë kur kanë kaluar 11 ditë dhe ai nuk është thirrur. Tani nuk e ka këtë imunitet dhe është në pritje dhe i gatshëm në çdo kohë të paraqitet në prokurori”, - tha Godo. Fatmir Mediu akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij si ish-ministër i Mbrojtës ka ndikuar në ngjarjen e rëndë në fshatin Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, pasi shpërtheu një depo municionesh.