E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta shton radhët e LSI-së, anëtarëson 215 anëtarë të rinj

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi ditën e djeshme një takim me banorët e njësisë nr. 8 të Tiranës, nga ku anëtarësoi 215 anëtarë të rinj të kësaj zone në LSI. Në këtë takim kreu i LSI-së shprehu para anëtarëve të kësaj zone shqetësimet që rëndojnë sot mbi qytetarët shqiptarë, si pasojë e një qeverisje të keqe. Ai u ndal edhe tek problemi social i mungesës së ujit në Tiranë, si dhe në probleme të tjera që shqetësojnë qytetarët. “Ujësjellësi i Tiranës është shndërruar në një lloj ping-pongu midis qeverisë dhe bashkisë, ku asnjë nuk del për zot që të zgjidhë këtë problem, duke lënë pa ujë dhe duke krijuar shqetësim të jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët”, - tha kreu i LSI-së. Meta ndau me të pranishmit edhe bindjen se kjo zonë gëzon forcën, energjinë dhe seriozitetin e duhur për t’u dyfishuar apo edhe trefishuar me anëtarë të tjerë të LSI-së. Gjithashtu, Meta shprehu mirënjohje dhe entuziazëm për prurjet e reja dhe të shumta në këtë njësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›