E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis lufta për Ben Stiller, brenda dhe jashtë filmit



Filmi duhet ende që të dalë si premierë në kinematë botërore ndërkohë që bomba e skandalit ka plasur. “Tropic Thunder” ka inatosur shumë shoqata të cilat mbrojnë interesat e aktorëve që ironizohen nga filmi. Sipas tyre filmi tallet dhe fyen shumë njerëz dhe i mungojnë etika, si edhe sensi i duhur i humorit. Veç të tjerash filmi ofendon edhe ata persona që janë me aftësi fizike të kufizuara. Të gjitha këto i konfirmon zëdhënësi i njërës prej 22 shoqatave të cilat i kanë shpallur “luftë” Ben Stillerit dhe filmit të tij të ri “Tropic Thunder”. Madje ai shton se do të bojkotohet shikimi i filmit. “Ne do të ftojmë të gjithë që të mos shkojnë ta shohin këtë film pasi ai përcjell mesazhe ofenduese ndaj njerëzve që kanë aftësi të kufizuara. I tall, ofendon dhe përçmon ata...”. Por Ben Stiller tashmë është mësuar me polemika të tilla dhe duket se nuk i bëjnë shumë përshtypje. Para pak vitesh e njëjta skenë ka ndodhur për të për filmin “Të gjithë të çmendur pas Merit”. Sa i përket filmit të tij të ri, “Tropic Thunder", është një parodi e filmave amerikanë mbi luftën e Vietnamit. E pra ajo që është e qartë, mbetet fakti se filmi do të vazhdojë të krijojë polemika dhe nuk i ka pëlqyer aspak shoqatave që mbrojnë të drejtat e njerëve me aftësi të kufizuara ose të vonuarit mendorë. Jo pak, por 22 prej tyre kanë protestuar ndaj filmit duke bërë thirrje bashkarisht për bojkotim të tij nga shikuesit.

Shon Koneri po shkruan autbiografinë për 78 vitet

Shon Koneri do të nxjerrë një autobiografi të vetën më 25 gusht, ditën e ditëlindjes së tij të 78-të. Ai është padyshim një ndër 007-at më të dashura për publikun dhe një aktor klasi. Me librin e tij paraardhës, “Të jesh një skocez” aktori tregon krejt rrugën që ka ndjekur në jetë për t’u transformuar nga një punëtor i thjeshtë në periferinë e Edinburgut, në një yll të kinemasë në Hollivud. Autobiografia pritet të ketë fakte interesante e të panjohura më parë nga publiku për Konerin. Fëmijëria e tij duhet të ketë qenë e vështirë pasi ai ka jetuar në një apartament të vogël, madje pa banjo fare, bashkë me familjen të tij. Në moshën 13-vjeçare Shon u detyrua të braktisë edhe shkollën për të punuar që të nxjerrë bukën e gojës. Por tabloidët britanikë citojnë edhe bashkëpuntorë e të njohur të Shon Konerit, të cilët pohojnë se aktori është tepër i ngjitur pas parave. Ai nuk mban përdor as Aston Martin, as Rolex dhe as Dom Perignon. Zakonet e Konerit në të përditshmen e tij janë tepër larg atyre të Xhejms Bondit. Ndërsa kur një miku i tij e pyeti aktorin që pse ai nuk firmos asnjëherë autografe për fansat e tij, ai u përgjigj: “Sepse asnjeri nuk më paguan për ta bërë një gjë të tillë...”.
Për Shonin dhe tipin e tij tepër të kursyer flet edhe ish-gruaja e aktorit, Diane Cilento, e cila thotë: “Shon nuk e ka mbështetur kurrë djalin tonë Xhezon Konerin ekonomikisht në rrugën e tij për t’u afirmuar si aktor dhe regjisor.” Objektivi i vetëm i Shonit janë paratë. Edhe sa i takon marrëdhënieve me producentët, Koneri nuk pyet shumë nëse do jetë staf dhe film i niveleve të mira e se me kë do të punojë, apo gjëra të këtij lloji. E vetmja gjë që i intereson aktorit duket se është shuma që atë do ta paguajnë!

13 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›