Godo: ”Nuk ka asnjë rast të dyshuar me gripin e derrit”
Në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga virusi A, ose gripi i derrit. Ministrja e Shëndetësisë është shprehur se nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e virusit në vendin tonë, megjithëse, autoritetet shëndetësore do të qëndrojnë në gatishmëri deri në një urdhër nga OBSH-ja. Ndërsa punonjësit sanitarë në pikat kufitare do të qëndrojnë në gatishmëri dhe do të verifikojnë të gjitha rastet nëpërmjet ushtrimit të kontrollit të qytetarëve që kalojnë kufirin. Ministria e Shëndetësisë në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, rekomandon që në zbatim të Rregullores Ndërkombëtare, çdo inspektor sanitar apo punonjës shëndetësor në kufi duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë çdo mbërritjeje të udhëtarëve dhe te vlerësojë gjendjen e udhëtarit të referuar nga policia e kufirit. Inspektorët duhet të udhëzojnë që personat që vijnë nga vendet e prekura në rast se kanë shenja repsiratore të mos dalin nga shtëpia por të kontaktojnë menjëherë mjekun përkatës. Ndërkohë që drejtoritë e shëndetit publik të marrin masa dhe të sigurojnë inspektimin sanitar në kufi.
9 Maj 2009