Godo: Paketë e plotë shërbimesh për pacientët
Qendrat shëndetësore do të jenë të pajisura me paketa të plota shërbimi. Analiza, kontrolle dhe diagnostikim i pacunguar për popullatën edhe në qendrat e vogla shëndetësore, poliklinika në të gjithë vendin. Realizimi i këtij projekti mendohet të përmbushet deri në fund të këtij viti. Veç pajisjes së qendrave me aparatura dhe aparatura kontrolli, do të ketë rikonstruksion dhe ndërtim të godinave të reja, të cilat do të ofrojnë shërbim shëndetësor në zonat rurale, njësoj si në qytetet e zhvilluara të vendit. Kjo do të thotë se pacientët në të gjithë vendin do të kenë në vendet e tyre, madje në zonat ku banojnë, paketa shërbimesh të plotësuara, sipas një skeme që do të vendoset nga specialistët.
"Përveç drejtimit kryesor, financimit të ri përmes sigurimeve shëndetësore, do të vazhdojmë të perfeksionojmë infrastrukturën e tyre dhe plotësimin me paketën e pajisjeve mjekësore të ofruara nga Banka Botërore", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.
Sipas saj, çdo qendër shëndetësore kudo në vend do të pajiset me një paketë pajisjesh standarde mjekësore. Procesi pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Shërbimet që do të ofrohen nga këto paketa do të jenë për analiza, kontrolle, ekzaminime, të cilat kryhen nga aparatura të posaçme. Në shumicën e qendrave shëndetësore pajisje të tilla ose nuk gjenden, ose kanë nevojë për restaurim. Vendosja e të rejave do të ndihmojë në uljen e fluksit të pacientëve në spitalet qendrore, si dhe në trajtimin e tyre pranë qyteteve të lindjes.
Ndërsa Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka parashtruar dje të gjitha arritjet, duke numëruar pikat e përmirësimit të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, lajmin e mirë të përmirësimit të mëtejshëm e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, deri në fund të këtij viti, nëpërmjet financimit të donatorëve dhe falë politikave dhe projekteve të ministrisë, fundi i 2009-ës do të shënojë një ndryshim të madh dy vjet pas reformës nën "hyqmin" e ISKSH-së. "Kjo do t‘u ofrojë qendrave pajisjet mjekësore të duhura për shërbim normal, si dhe do të standardizojë shërbimin parësor në të gjithë vendin", tha Godo. Sakaq, gjatë prezantimit të përmirësimeve të ndjeshme të qendrave shëndetësore gjatë drejtimit të tyre nga ISKSH-ja, drejtoresha Elvana Hana ka referuar disa pika kyçe, treguese të kësaj reforme. Një nga këto pika është edhe shëndoshja e financave të qendrave shëndetësore, të cilat tashmë arrijnë të kryejë blerje vetë dhe të zgjidhin problemet ekonomike. "U rrit niveli i mbledhjes së të ardhurave dytësore dhe sot qendrat shëndetësore kanë mundësi t‘i përdorin këto të ardhura për të përballuar kostot e mirëmbajtjes. Sot ato përcaktojnë dhe prokurojnë vetë nevojat për mallra e shërbime", tha Hana. Po ashtu, reforma ka ndikuar edhe në rritjen e kontrolleve të popullatës dhe vizitave, në mënyrë të veçantë në fshat. Që kur nisi reforma e sistemit parësor shëndetësor, raportohen këto shifra: "Realizimi i indikatorit të performancës që është numri ditor i vizitave për mjek, u rrit nga viti 2006 në vitin 2008 me 37% në qytet dhe 72% në fshat".