Vendorët refuzojnë masat ndëshkimore për abuzuesit
Abuzimi me skemën e ndihmës ekonomike mbrohet dhe stimulohet nga vetë njësitë vendore. Është kjo akuza që ngrihet nga strukturat inspektuese të shpërndarjes së ndihmës ekonomike në varësi të Ministrisë së Punës. Në një takim që ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, zhvilloi dje në qytetin e Shkodrës, ku merrnin pjesë edhe këto struktura të shërbimit social, bëhet e ditur se ai është njohur me problemet që hasen në menaxhimin e skemës nga njësitë vendore dhe rezultatet e inspektimeve. Kështu, vetëm gjatë vitit të kaluar nga strukturat e inspektoratit rajonal të Shkodrës janë identifikuar 522 raste abuzimesh me skemën e ndihmës ekonomike, për të cilat janë rekomanduar masa për administratorët përgjegjës. Sipas strukturave të inspektimit rajonal të ndihmës ekonomike, problem mbetet niveli i ulët i zbatimit të këtyre masave nga njësitë vendore, gjë që ul efiktivitetin e inspektimeve dhe lejon vazhdimin e abuzimit me skemën e ndihmës. Më tej, ministri Duro kërkoi nga strukturat rajonale sociale që të bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të zbatuar kushtëzimin e ndihmës ekonomike me punë në komunitet, si një mënyrë efikase jo vetëm për të pastruar skemën nga abuzimet, por edhe për të dyfishuar të ardhurat për familje. Ai i ka njohur strukturat edhe me iniciativën e fundit për ngritjen e një grupi ndërministror pune për rishikimin e skemës së mbështetjes me ndihmë ekonomike të familjeve në nevojë, duke përfshirë në të edhe kategori të veçanta të papërfshira më parë.
Në takimin e zhvilluar me punonjësit e strukturave të zyrave rajonale të punësimit, shërbimit social, formimit profesional dhe inspektoratit të punës, ministri Duro u ndal në punën e bërë nga këto struktura për të rritur efektivitetin e punës së tyre në rritjen e nivelit të punësimit, evidentimin dhe uljen e informalitetit, evidentimin dhe mbështetjen më të mirë të familjeve dhe kategorive në nevojë, rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale që ofrohen jo vetëm nga ofruesit publikë, por edhe ata jopublikë, si dhe masat që po merren nga strukturat për realizimin e objektivave për vitin 2009.