E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, thirrje prindërve për të tërhequr paratë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka raportuar dje mbi nivelin

e shpërndarjes së fondit të subvencionit të teksteve, fond i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit të kaluar me vlerë 415 milionë lekë të reja. Përfaqësuesit zyrtarë të kësaj ministrie u kanë bërë thirrje qytetarëve, sidomos në qytetet Krujë, Fier, Tiranë, Berat, Librazhd, Durrës, Elbasan, që dëshirojnë të përfitojnë nga subvencioni shtetëror, dhe kanë tërhequr fondin e subvencionit në masën nën 80%, se duhet të paraqiten në zyrat e Postës Shqiptare, ku disponohen listat e nxënësve sipas shkollave e klasave përkatëse.

Ndërsa kanë njoftuar se në qarqet Kukës, Dibër, Mat, Shkodër dhe në rrethet Malësi e Madhe, Mirditë, Lushnjë, Skrapar, Ersekë, Pogradec, Përmet, fondi është shpërndarë në masën 100%.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, në qarqet Gjirokastër, Korçë, Lezhë dhe Vlorë subvencionimi i teksteve është shpërndarë në rreth 94-97% të fondit të parashikuar.

"Ky është viti i dytë i aplikimit të kësaj skeme, ku fondi i subvencionit të teksteve shkollore i kalon përdoruesit, pra prindërve dhe nxënësve, si në shkollat publike, ashtu edhe në ato private", pohojnë përfaqësuesit e MASH-it.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›