E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takon me Barroson

Kryeministri Berisha mbyll vizitën në Bruksel ku mori pjesë në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të partive të qendrës së djathtë të vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të Partive Popullore Evropiane. Gjatë vizitës së tij, Berisha është takuar me kryetarin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Në këtë Samit morrën pjesë Kryetari i Komisioni Evropian, Jose Manuel Barroso, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri francez Francois Fillon, Kryeministri grek Kostas Karamanlis, Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, Kryeministri kroat Sanader dhe kryetarë të tjerë shtetesh. Samiti u drejtua nga Presidenti i PPE Vilfried Martens për të vijuar më pas me Sekretarin e Përgjithshëm të PPE, Antonio Lopez Isturiz. Kryeministri Sali Berisha është nisur të mërkurën në mbrëmje drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane të djathta. Vizita e rradhës së Berishës kishte në qendër të vëmendjes anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ndër të tjera Kryeministri Berisha zhvilloi takime dypalëshe dhe diskutime, gjatë një dreke pune, me Kancelaren Angela Merkel, Presidentin e Parlamentit Europian Hans-Gert Poettering, Kryeministrin francez Francois Fillon, Kryeministrin grek Kostas Karamanlis, Kryeministrin maqedonas Gruevski dhe Kryeministrin kroat Sanader. Kryeministri Berisha u shpreh se gjatë këtij Samiti pata rastin të kërkoi mbështetjen e të gjithë vendeve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u shpreh se pavarësia e Kosovës i shërben dhe ka një rol shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Për këto çështje, Kryeministri Berisha theksoi se gjeti mirëkuptim të plotë dhe mori mbështetje nga kolegët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›