E Diel, 1 Nëntor 2026

Kermbon: EULEX do të shtrihet edhe në veri

Shefi i misionit të BE së në Kosovë, EULEX, Iv dë Kermbon tha se sundimi i ligjit është një mision shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim që të përmirësojë sigurinë, lirinë e lëvizjes, mbrojtjen dhe po ashtu ngërthen në vete edhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe është një bazë e domosdoshme në një shoqëri demokratike. Këto komente, shefi i EULEX-it në Prishtinë, Iv dë Kermabon, i bëri pas takimeve që pati sot me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës - Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Jakup Karsniqi. Gjithashtu, ai theksoi se misioni EULEX do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, ndërkaq funksioni i tij do të jetë një rol këshilldhënës për institucionet e Kosovës. Kermabon theksoi se sundimi i ligjit është një mision shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim që të përmirësojë sigurinë, lirinë e lëvizjes, mbrojtjen dhe luftën kundër korrupsionit, ndaj kërkoi nga lidershipi që të punojnë me përkushtim në këtë drejtim. "Ideja kryesore është që përgjegjësia të jetë në duar të institucioneve të Kosovës dhe qeverisë dhe unë do të sjell me vete shumë ekspertë nga fusha e gjyqësisë, policisë, doganat që të monitorojnë, udhëzojnë dhe këshillojnë në mënyrë që të mbështesin qeverinë tuaj në ecjen përpara në mënyrë demokratike? - theksoi Kermabon, duke shtuar se "kjo rrugë ngërthen në vete edhe disa vendime më të vështira për të ecur përpara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›