E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Parlamenti ka nevojë për më tepër juristë

Sabri Godo duke u ndaluar tek Parlamenti shqiptar ka deklaruar se disa prej njerëzve që e përbëjnë këtë parlament, nuk e meritojnë atë vend. Gjatë fjalës së tij në takimin me temë Legjitimiteti dhe Integriteti, Godo ka theksuar se Parlamenti shqiptar ka një devijim të madh dhe njerëzit që e përbëjnë këta parlament nuk janë të gjithë ata që e meritojnë atë vend. Parlamentit shqiptar i duhen më shumë juristë, deri tani ka pasur më shumë mjekë dhe biznesmenë, të cilët kanë përfaqësuar popullin, nënvizoi Godo. Pjesëmarrës në këtë takim ka qenë edhe kryetari i partisë Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi, i cili theksoi se qytetarët shqiptarë e kanë shumë të vështirë të bëjnë karrierë nëse nuk kanë të njohur të pushtetshëm. Sipas tij meritokracia po shkelmohet çdo ditë e më shumë. Ndërsa nga ana e tij,  kreu i forumit për Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini ka theksuar se legjitimiteti i vërtetë i politikanit është vetëm ai që buron nga nisma dhe vepra. Sipas tij, ligji është vital, por askush nuk mund ta mbajë në këmbë ligjin thjeshtësisht duke u përpjekur, por njeriu duhet të synojë të bëhet ai lloj personi prej të cilit veprat e ligjit rrjedhin natyrshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›