Mediu në Paskuqan, prezanton kandidatin për deputet
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një me mbështetës dhe simpatizantë të kësaj partie në zonën e Paskuqanit, në Tiranë. Duke u ndalur në arritjet e mazhorancës, kreu i Republikanëve tha se koalicioni i djathtë është koalicioni i suksesit i cili shumë shpejt do të bashkohet me familjen Europiane. Ne ndërmorëm reforma, investuam në infrastrukturë në arsim, shëndetësi dhe të gjitha këto janë të prekshme nga të gjithë shqiptarët.
Shqiptarët kanë hedhur një hap të sigurt përpara dhe këtë nuk e konstatojmë vetëm ne, por edhe ndërkombëtarët, nënvizoi ai. Gjatë këtij takimi, kreu i republikanëve prezantoi Bashkim Kukën si kandidat për deputet të kësaj zone në zgjedhjet e 28 qershorit.