E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Psikiatriku në kushte të rënda

 

SHKODER – Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo ka shprehur shqetësimin e saj për kushtet në të cilat ndodhet aktualisht spitali neuropsikiatrik i Shkodrës. Ajo ka parë nga afër gjendjen, duke pohuar se edhe fondi prej 20 milionë lekësh akorduar për të ndërhyrë këtë vit në këtë spital, nuk do të mjaftojë për ndryshimin total të tij. “Politika e qeverisë është që këta të sëmurë të integrohen në komunitet, pasi ata duhet të dalin nga spitali dhe të bëjnë një jetë normale. Por, që ta bëjmë këtë, atyre u duhen kushte normale gjatë trajtimit në spitale, si: akomodimin, ngrohje, kushte të përshtatshme higjieno-sanitare si dhe plotësimin e kuadrit mjekësor në shërbim të tyre”, u shpreh Godo. Ndërkohë, ministrja ka premtuar dhe ngritjen e një godine të re për sistemimin e pacientëve që kërkojnë kurimin sistematik.    r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›