E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: ”Shërbimi i njëjtë obsetrik-gjinekologjik për gratë në të gjithë vendin”



Gratë në të gjithë vendin do të marrin të njëjtin trajtim dhe shërbim obsetrik- gjinekologjik. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë Kongresin e parë të Obsetri-Gjinekologjisë kërkoi unifikim të qëndrimeve diagnostike dhe terapeutike në këtë fushë në rang vendi. Procedurat mjekësore do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar. “Në kushtet e realizimit të reformës spitalore bëhet e detyrueshme që çdo strukturë shëndetësore, që mbulon aktivitete obstetrikale dhe gjinekologjike në të gjithë vendin të unifikojë qëndrimet e saj, me ato të referuara nga qendra”,- theksoi ministrja Godo. Qëllimi i Kongresit ishte diskutimi i problemeve të obstetrikë-gjinekologjisë ndërmjet mjekëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe shkëmbimi i eksperiencave.

21 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›