E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit, regjistrohen 301 776 aplikantë



Ministria e Brendshme bën të ditur se aktualisht regjistrohen rreth 301 776 qytetarë që kanë aplikuar për karta identiteti. Ndërkohë që janë prodhuar 200 094 letërnjoftime elektronike që do të shpërndahen në njësitë përkatëse për t’u tërhequr nga qytetarët. Burime zyrtare deklarojnë se, procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë vazhdon normalisht dhe numri i aplikuesve sipas tyre shkon deri në 13 mijë të tillë në ditë, ndërkohë që edhe kapaciteti i prodhimit të letërnjoftimeve elektronike shkon deri në 16 mijë të tilla në ditë. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë për dokumente të reja, ku theksoi se të gjithë ata që kanë aplikuar në Tiranë, deri në datën 8 mars, të tërheqin letërnjoftimet e tyre.

21 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›