E Diel, 1 Nëntor 2026

Magjia e festave në dyqanet Vodafone

 

Me rastin e festave të fundvitit, kompania celulare Vodafone ka përgatitur shumë surpriza për abonentët e saj. Çdo kush mund të përfitojë nga këto surpriza. Në këtë prag festash fundviti dyqanet Vodafone në të gjithë vendin do të mirëpresin të gjithë klientët Vodafone me shumë dhurata dhe oferta speciale të dizenjuara për të kaluar Krishtlindje të gëzuara në një eksperiencë të paharrueshme festive. Vodaf-one beson se komunikimi pasuron jetën e njerëzve dhe i jep vlerë çdo momenti, veçanërisht në ditët festive, ku njerëzit festojnë, ndajnë dhurata, urojnë, jetojnë momente të veçanta pse jo dhe ëndërrojnë. Kompania celulare Vodaf-one në këtë periudhë festash ofron paketa speciale për thirrje dhe sms në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë dhe të përshtatshëm ndaj nevojave të ndryshme të klientëve të kësaj kompanie. Por surprizat që ofron Voda-fone për klientët e saj nuk përfundojnë me kaq. Gjithashtu, dhuratat Vodafone do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja te Vodafone Club, Vodafone Card dhe numrave me kontratë. Por oferta është e vlefshme për një kohë të limituar. Qindra aparate celularë Vodafone, LG KU 950 TV mobile, mijëra bokse Vodafone, radio dhe shumë dhurata të tjera  janë duke pritur klientët e rinj që do t'i bashkohen familjes Vodafone gjatë festave të fundvitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›