E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH, përmirësohet situata hidrike e Fierzës

 

Situata hidrike në hidrocentralin më të madh në vend në Fierzë, është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me pak kohë më parë. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet e ujit në kaskadë, e për rrjedhojë është rritur niveli i ujit në hidrocentralet e lumit Drin. Sipas të dhënave më të fundit nga korporata, prurjet e ujit në hidrocentralin e Fierzës janë 498 m3/sek, dhe niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 277,25 m. Krahasuar me disa ditë më parë, niveli i ujit në hidrocentral është rritur me 95 cm më shumë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në dy HEC-et e tjerë, konkretisht sipas të dhënave nga KESH-i prurjet e ujit në hidrocentralin e Komanit janë rreth 440 m3/sek, ndërsa niveli i ujit është 174,5 metra. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i ujit ka arritur 75,42 metra mbi nivelin e detit. Të dhënat nga KESH-i tregojnë se me uljen e temperaturave është rritur edhe kërkesa për energji. Konsumi i energjisë ka arritur në 19 milionë kilovat/orë, ku pjesa më e madhe e kërkesës për energji plotësohet nga prodhimi vendas. Në këtë periudhë të vitit kërkesa për energji është më e lartë. Konsumi rritet ndjeshëm gjatë festave të fundvitit. Por drejtues të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë premtuar se për festa konsumatorët do të kenë energji 24 orë pa ndërprerje. Sipas tyre, OSSH-ja ka marrë të gjitha masat për parandalimin e defekteve që mund të ndodhin si dhe premtoi një situatë normale, me gjithë ngarkesën që do të ketë në ditët e fundvitit.

Të dhëna për HEC-et

Fierza         n 277.25 metra niveli
                  i ujit në Fierzë
            n 498 498 m3/sek prurjet e ujit

Koman         n 174.5 metra niveli i ujit   
            n 440 m3/sek prurjet e ujit

Vau i Dejës     n 75,42 metra niveli i ujit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›