E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: ”Shkollë për menaxherët që do të shmangin abuzimet në tendera”



Ministria e Shëndetësisë po harton një projekt për përgatitjen e menaxherëve që do të vihen në drejtimin e të gjitha institucioneve shëndetësore. Kjo mënyrë e re do të bëhet për të shmangur abuzimet me prokurimet për medikamentet që kohët e fundit kanë ndodhur rëndom. Kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në një takim e ambasadorin Amerikan Uidhers. Ministrja e Shëndetësisë i ka parashtruar ambasadorit Uidhers prioritetet e Shëndetësisë dhe projektet me të cilat vendi ynë bashkëpunon me shtetin amerikan apo shoqatat e huaja.
Ministrja Godo u shpreh se për projektin ”Global Fund“, USAID-i asistoi dhe mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë për aplikimin dhe fitimin e grantit prej 5 milionë USD të Global Fund, për luftën kundër HIV/AIDS dhe TB. Sipas ministres, projekt tjetër që i është dhënë është “PRO SHËNDETI“, i cili ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit në sistemin parësor (menaxhimin më eficent, përmirësim e cilësisë së shërbimit dhe rritjen e aksesit për shërbimet në sistemin parësor).
Aktualisht ky projekt ka përfunduar me sukses në prefekturën e Beratit dhe është duke u shtrirë në 5 prefekturat e tjera të vendit, si në Shkodër, Dibër, Vlorë, Lezhë, Korçë.

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›