E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Jam me Ramën në zgjedhjet 2009

Tiranë- Partia e Paskal Milos do të jetë në koalicion me PS-në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Milo u shpreh në Kongresin e Rinisë Demokracia Sociale se ka vlerësuar si të denjë aleancën me një parti të madhe si PS. “I autorizuar nga Kryesia Qëndrore e Partisë në mënyrë unanime pas mbledhjes së saj të fundit, më lejoni të deklaroj këtu, në Kongresin e Rinisë Demokracia Sociale, se PDS ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në koalicion me Partinë Socialiste dhe me forca të tjera të majta e progresiste. Ky është një vendim sovran i marrë me urtësi e gjykim të shëndoshë e mbi bazën e një analize të kujdesshme e të përgjegjshme”, tha Milo.

Kreu i PDS sqaroi se nuk do të ishte realiste po të mos pranonin se një nga arsyet që i shtyu drejt koalicionit kanë qënë edhe rrethanat e krijuara nga Kodi Zgjedhor. “Në këtë rast përfaqësimi dhe realizimi i synimeve elektorale të Demokracisë Sociale bëhet më i plotë vetëm nëpërmjet këtij koalicioni”, shtoi Milo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›