Godo: “Stoqe medikamentesh të caktuara dhe mungesa në medikamente të tjera”
Autori i Lajmit: red.
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të paraqesë së shpejti në qeveri për miratim ndryshimet ligjore, që do t i hapin rrugë shtrirjes së skemës së sigurimeve në shërbimin spitalor. Këto ndryshime ligjore u shqyrtuan dje në mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISKSH-së, nën drejtimin e ministres së Shëndetësisë, Anila Godo. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, tha se “ky projektligj iniciohet nga ISKSH për t i hapur rrugë reformës për përfshirjen e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore, në mënyrë që të kemi të drejtë ligjore të ndërhyjmë me financim në sistemin spitalor”. Sipas saj, “paralelisht po punohet edhe për përgatitjen e bazës së plotë ligjore, por fillimisht duhet ky ndryshim i parë i rëndësishëm për t i hapur rrugë reformës në shërbimin spitalor”. Aktualisht, grupe pune nga ISKSH janë shpërndarë në rrethe për të parë konkretisht gjendjen e spitaleve dhe nevojave që ato kanë. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, themelor është statusi i spitaleve. ISKSH ngulmon që statusi i tyre të jetë publik (jobuxhetor) në mënyrë që të ketë decentralizim në vendimmarrje. “Ne do të kemi një kontratë fillimisht me spitalin dhe në një fazë të dytë drejtuesi i spitalit do të ketë kontratë me pjesën tjetër të stafit. Por themelor mbetet roli i Ministrisë së Shëndetësisë në vendosjen e standardeve dhe normativave të caktuara”, - u shpreh drejtoresha e ISKSH-së. Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, njëherazi edhe kryetare e Këshillit Administrativ të ISKSH-së, u shpreh se “gjithçka do të shihet hap pas hapi, por e rëndësishme është ta ndërmarrim këtë nismë”, duke shtuar se “gjatë muajve të parë të detyrës sime 4-5 spitale në rrethe kishin stoqe medikamentesh të caktuara dhe mungesa themelore në medikamente të tjera”. Duke vënë në dukje se "kjo ka ardhur si pasojë e planifikimeve të bëra në MSH, që ishin të ndryshme nga kërkesat e bëra nga disa spitale", ministrja theksoi se "këto fenomene duhet të eliminohen dhe mund të eliminohen me futjen e spitaleve në skemë". Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, synimi primar është blerja e medikamenteve në kohë dhe mbi të gjitha sipas nevojave të spitaleve. Kjo do të jetë e mundur falë decentralizmit të vendimmarrjes, por e bashkëshoqëruar me fonde. "Eshtë një nga pikat kryesore me të cilën do të merremi që në muajt e parë, ndërsa një pikë tjetër e rëndësishme për mirëfunksionimin e skemës është përdorimi i të ardhurave të tjera nga vetë spitalet dhe ne do të ngulmojmë fort në këtë pikë", - u shpreh Hana. Anëtari i Këshillit Drejtues të ISKSH, Arjan Jaupllari, kryetar i Urdhrit të Farmacistëve, duke mbështetur këtë iniciativë, vlerësoi se "është vërtet një hap i guximshëm, por e rëndësishme është të niset si reformë dhe tani duhet menduar për mënyrën e funksionimit". Sipas tij, themelore është ndarja e qartë e kompetencave që do të thotë dhe ndarje e qartë e përgjegjësive. Ndërsa Dine Abazaj, kryetar i Urdhrit të Mjekut, njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të ISKSH, u shpreh lidhur me autonominë e spitaleve, se "është pozitive decentralizimi, por duhet të ketë struktura të forta kontrolli". ISKSH do të organizojë së afërmi dhe një takim për të prezantuar ndryshimet e pritshme, me qëllim ballafaqimin e ideve me grupet e interesit.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008