Sheshi “Liria”, ja projektet fituese të fazës së parë
Autori i Lajmit: red.
Pesë projektet më të mira të përzgjedhura në fazën e parë të konkursit ndërkombëtar për të ardhmen e sheshit qendror “Liria”, në Durrës, u prezantuan dje nga studiot fituese gjatë një konference të organizuar nga bashkia e qytetit. Në këtë konferencë që u mbajt në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, morën pjesë prefekti i Qarkut, Klodjan Pajuni, kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha, kryetarë të komunave fqinje dhe drejtues të tjerë vendorë, arkitektë, urbanistë, specialistë të huaj, përfaqësues të komuniteteve fetare, arkeologë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë të Durrësit. Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, e quajti këtë konkurs si pjesë të nismës “Durrësi nuk ndalet”. Gjatë konferencës, përfaqësuesit e studiove paraqitën pesë projektet që fituan mes 36 projekteve të fazës së parë të konkursit. Arkitektët Ivan de Sousa dhe Ines Antunes paraqitën projektin “Linea d ombra”- Vija e hijes (Portugali); “Suoli sensibili”, u prezantua nga grupi i arkitekteve italiane Laura Mascino, Barbara Agnoletto, Gulia Lobba, Anna Paola Pola (Itali); “Con sheshi temporary” ishte projekti i prezantuar nga arkitektët Lorenzo Pignatti dhe Roberto Mascaruçi (Itali); “Sundials” quhej projekti i arkitektëve Christian Coop (England) dhe Toma Papa (Shqipëri) dhe projekti “Folding”, i cili u prezantua nga arkitekti Michele Crò (Italy). Studiot që fituan në fazën e parë morën sot detyrat e reja dhe u njohën më nga afër me situatën aktuale të sheshit qendror të Durrësit. Po sot ata patën disa takime pune me drejtuesit e pushtetit vendor dhe me specialistë urbanistë, arkitektë dhe arkeologë. Shpallja e projektit fitues është parashikuar të bëhet më 28 janarin e ardhshëm. Në sheshin "Liria" ishin vendosur stendat me 36 projektet e paraqitura në fazën e parë të konkursit ndërkombëtar, ndërsa sot në mbrëmje një videoprojektor do të mundësojë transmetimin për publikun të projekteve më të detajuara të pesë projekteve fituese. Në sheshin në qendër të Durrësit ndodhen institucionet kryesore administrative, kulturore dhe të kultit, si dhe amfiteatri antik, deri në pjesën e mureve mesjetare. Për rijetësimin e këtij sheshi, administrata e bashkisë ka parashikuar një shumë rreth 5 milionë euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe në hapësirat e blerta. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe gjallërimi i qendrës së ardhshme të qytetit antik janë synimet kryesore të organizuesve të këtij konkursi ndërkombëtar.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008