E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: ”Të sëmurët me hemodializë të kurohen në Strugë, Ohër e Kosovë”



Pacientët në zonat periferike të vendit do të kryejnë dializën në shtetet fqinje. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, po bashkëpunon me ministritë përkatëse të këtyre vendeve për të mundësuar kurimin e pacientëve shqiptarë në qendrat spitalore më të afërta. Ministrja e Shëndetësisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në kuadrin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e shëndetësisë, mes dy vendeve. Qëllimi i kësaj vizite ishte marrëveshja që do të fillojë të shtrihet edhe në disa fusha të tjera, si në sigurimin ndërkufitar dhe transportimin e barnave, sektorin farmaceutik, mbrojtjen shëndetësore etj. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme e marrëveshjes ishte bashkëpunimi në trajtimin e pacientëve me dializë në Strugë dhe Dibër të Maqedonisë. “Bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë mjaft pozitiv, sidomos në trajtimin e 20 pacientëve me hemodializë, në kërkimin shkencor, në shkëmbimin e eksperiencave, por është me interes të veçantë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në sfera të tjera. Presim që Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë të na ofrojë ndihmë për shkak të zhvillimit të saj më të lartë në fusha të caktuara”, - tha Godo.

16 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›