E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vijon dëgjesat publike në Njësinë Nr.4 të kryeqytetit



Kryebashkiaku Edi Rama vijoi dëgjesat publike për shpërndarjen e buxhetit të bashkisë për vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi, qytetarët kanë shpalosur kërkesat e tyre për investimet nga bashkia, ku më tepër prioritet i është dhënë rikualifikimit urban dhe infrastrukturës arsimore, rrugore apo edhe më gjerë. Rama është shprehur se do të investohet në çdo detaj që do të jetë e nevojshme dhe të gjitha taksat e bashkisë do të shkojnë në të mirë të komunitetit. Kjo zonë do të ndryshojë në bazë të kërkesave që do të thonë vetë qytetarët. Rama u shpreh
se gjatë vitit 2009 do të realizohen disa projekte strategjike në zhvillimin e qytetit si: ndërhyrja në Parkun e Liqenit, rikualifikimi urban i sheshit “Skënderbej”, ndërtimi i 350 banesave sociale, përfundimi i Unazës së Vogël dhe fillimi i ndërtimit të Unazës së Madhe.

16 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›