Godo, marrëveshje me Italinë për ilaçet
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, priti dje autoritetet drejtuese të agjencisë italiane të barnave. Gjate këtij takimi u diskutua rreth tregut farmaceutik dhe llojeve të barnave që qarkullojnë në vendin tonë. Gjithashtu u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit, i cili parashikon trajnimin e specialistëve shqiptare si dhe mbështetjen me barna nga shteti fqinj italian. Marrëveshja u nënshkrua në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë midis drejtuesve të këtij dikasteri dhe Agjencisë Italiane të Barnave (AIF). “Memorandumi konsiston si në shkëmbimin e informacionit për barnat që vijnë në Shqipëri nga Italia, edhe në trajtimin e personelit tonë të strukturave farmaceutike, siç është Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, pranë strukturës së AIF”, tha për mediat Këshilltari i Ministres së Shëndetësisë, Elvis Kena