Plagosën bashkëmoshatarin, arrestohen adoleshentët
Tiranë – Arrestohet një 16-vjeçar, sepse në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij plagosi me mjete të forta një 14-vjeçar. Sipas burimeve policore të kryeqytetit bëhet e ditur se dje shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit K. F., 16 vjeç, banues në Tiranë. Po sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, arrestimi i tij u krye sepse dje, rreth orës 20:10, dyshohet se në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij ka goditur me mjete të forta dhe të mprehta, për motive të dobëta, 14-vjeçarin L.R. Policia po heton edhe për bashkëpunëtorin e 16-vjeçarit.
4 Prill 2009