Godo takon ambasadorin saudit
Bashkëpunimi në shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo dhe ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në vendin tonë, z. Abdullah Al-Abdulkarim, diskutuan dje për bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e farmaceutikës dhe pajisjeve mjekësore, bëri të ditur zyra e shtypit e MSH-së.
Gjatë takimit të zhvilluar në mjediset e MSH-së, ministrja Godo e njohu z. Abdulkarim me reformat e ndërmarra për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend dhe shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit me Arabinë Saudite në fushën e shëndetësisë dhe për të përfituar nga përvoja dhe arritjet e këtij vendi në këtë drejtim.
Ambasadori saudit siguroi nga ana e tij mbështetjen si në realizimin e reformave të ndërmarra, ashtu edhe në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë, kryesisht në atë farmaceutike dhe të furnizimit me pajisje mjekësore bashkëkohore. Ambasadori Abdulkarim ftoi një delegacion të MSH-së në Arabinë Saudite për t'u njohur nga afër me sistemin shëndetësor në këtë vend dhe për të hedhur urat e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e shëndetësisë.