Apeli i ministrisë; Gazetarët dhe “Mjaft” dhurojnë gjak
Gazetarët iu përgjigjën të mërkurën apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe qytetarëve në nevojë. Gazetarë të mediave të ndryshme, të shkruar dhe asaj vizive, iu drejtuan sot Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, duke u bërë pjesë e aktivitetit të organizuar me iniciativë të Zyrës së Shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Gazetarja Sonila Cemurati, e cila ishte një ndër gazetarët që dhuruan gjak, apeloi në emër të të gjithë kolegëve, që “të dhurojmë gjak për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevojë një herë në tre javë ta marrin atë”. “Nëse ne nuk punojmë të sensibilizojmë të parët, askush më mirë se ne nuk mund ta bëjë këtë”, - u shpreh ajo.
Arben Vata, një ndër gazetarët që dhuruan gjak, apeloi për sensibilizimin e të gjithë opinionit publik, për t'u ardhur në ndihmë me dhurime të gjakut fëmijëve talasemikë dhe të gjithë qytetarëve në nevojë.
Ndërkohë, nisma e gazetarëve socialë u përshëndet edhe nga kryetari i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zenelaj. Ai falënderoi median që ngriti këtë problem për fëmijët talasemikë, hemoflobikët dhe qytetarët e aksidentuar, si dhe gazetarët e pranishëm që morën iniciativën për të dhuruar gjak brenda mundësive.