Materialet e ndërtimit pësojnë rritje të lehtë
Gjatë tre muajve të dytë të këtij viti, materialet e ndërtimit kanë pësuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT-i ka publikuar shifrat e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim, ku për këtë periudhë shënoi një rritje prej 0.8 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 1.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit "Shpenzime direkte" është rritur 1.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënuan nëngrupet "Shpenzime materiale" prej 1.4 për qind dhe "Shpenzime për paga" prej 0.3 për qind. Ndërsa indeksi i çmimeve për grupet e tjera nuk ka ndryshuar. Brenda nëngrupit “Shpenzime materiale” mund të përmendet rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 1.5 për qind, materialeve elektrike prej 2.3 për qind, ndërsa çmimet e materialeve hidro-sanitare kanë shënuar ulje prej 0.8 për qind.