Pritet ulje referencash
Përdorimi i referencave doganore për mallrat e konsumit dhe për lëndën e parë po ndikon në rritjen e kostos, si për biznesin ashtu edhe për konsumatorin. Për vite me radhë, shoqatat e biznesit i bëjnë thirrje qeverisë që të rishikojë masën e përdorimit të referencave në dogana, por reagimi ka qenë tepër i butë. E vetmja shpresë për ndryshimin e normës është Këshilli Konsultativ i Biznesit, me kryetar ministrin e Ekonomisë dhe anëtarë grupet e interesit. Gazeta mëson se në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet së shpejti, në rend të ditës do të jetë rishikimi i çmimit të referencës në doganë. Përdorimi i çmimeve alternative për mallrat e importit është në masën 30%, nga 75 që ishte 5 vite më parë, por kjo nuk mjafton. Për situatën aktuale ka pasur kritika edhe nga Brukseli.