E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piu pesticide,vdes pas 3 ditësh

LUSHNJE - Pas tri ditësh, ndërron jetë në spitalin e Lushnjës 27-vjeçarja. 

M.Dervishi, nga fshati Karbunarë ka vdekur, pasi sipas mjekëve pesticidi që kishte konsumuar i shkaktoi helmimin e organizmit. Ata pohuan se Dervishi është paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe problematike për jetën. Në bazë të të dhënave, 27-vjeçarja kishte tentuar vetëflijimin pas ndarjes me të fejuarin. Në gjendje të rëndë ishte transportuar për në urgjencën e spitalit të Lushnjës, por mjekët pohojnë se megjithë ndërhyrjen e tyre për tre ditë me radhë, ajo ka ndërruar jetë. Pasi kanë mësuar për fatin e vajzës, familjarët e saj kanë akuzuar mjekët, duke deklaruar se nuk i kanë dhënë ndihmën e kualifikuar gjatë qëndrimit në spital. Përballë këtyre akuzave pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi të vërtetën.                           m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›