Greqi, rrëmbehet lideri industrialist
Presidenti i Federatës së Industrive në Greqinë Veriore, George Milonas, është rrëmbyer fare pranë shtëpisë së tij nga tre persona me armë automatike.
Këto të dhëna i ka deklaruar një dëshmitar. Pak orë më pas u gjet makina e rrëmbyesve nga e cila me celularin e tij ishte telefonuar e shoqja për t’i thënë se ai ishte mirë. Rrëmbyesi, i cili është përshkruar se fliste një greqishte me theks të fortë prej të huaji, ka thënë: “Bashkëshorti yt është mirë, mos u shqetëso”. Më pas u gjet makina e biznesmenit, një Mercedes, e cila u kthye në shtëpinë e tij në Selanik. Gjatë telefonatës nuk u duk se rrëmbyesit kishin ndër mend të kërkonin para në këmbim të tij, por ka mundësi që policia të mos ofrojë detajet e sakta për arsye sigurie. Në kërkim të tij, policia ka mbyllur të gjithë kufijtë e zonës. Çështja po hetohet edhe nga një grup antiterrorist. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona së të hënës. Mylonas po parkonte makinën në shtëpi me të shoqen dhe tre rrëmbyesit kanë zbritur bashkëshorten e tij nga makina dhe kanë marrë biznesmenin. George Mylonas është i martuar dhe ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Kompania e tij, Alumil (që prodhon alumin) vlerësohet në Bursë që nga 1998.