SHBA–BE: Duam siguri dhe zhvillim në Kosovë
SHBA dhe BE mbështesin stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimet e saj rajonale dhe zhvillimin e saj ekonomik e institucional.
Ky ishte mesazhi në deklaratën që ka dalë nga samiti i nivelit të lartë SHBA-BE në Bërdo të Sllovenisë, në të cilin ka marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Bush mbajti fjalën hapëse të samitit. Takimi i nivelit të lartë përfaqëson daljen e fundit të Bushit para BE-së para se të largohet nga posti në janar 2009 dhe një nga takimet më të shkurtra në politikën e BE-së, me kohëzgjatje gjithsej shtatë orë. Gjatë takimit me homologun e tij slloven, Danilo Turk në Bërdo afër Kranjit, Bush bisedoi edhe mbi Kosovën ku kërkoi mbështetje për Republikën e re, e cila iu ofrua nga liderët e BE-së. Në deklaratën përfundimtare të takimit, theksohen edhe detyrimet e autoriteteve në Kosovë që të përqendrohen në krijimin e një shoqërie të qëndrueshme, demokratike e shumëkombëshe dhe të mbështetin përpjekjet e NATO-s dhe OSBE-së në këtë drejtim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnë që të bashkëpunojnë në kompletimin e tranzicionit të butë nga Kombet e Bashkuara tek misioni EULEX, i cili do të mbajë përgjegjësi për sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij të plotë në gjithë territorin e Kosovës, që është e rëndësisë së veçantë për stabilizimin e saj, thuhet në deklaratë. Në të mbështetet edhe përparimi i Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Malit të Zi në procesin e integrimeve euroatlantike. Më tej është përshëndetur edhe MSA e nënshkruar midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian, e cila është cilësuar si një konfirmim i animit të Serbisë drejt perspektivës evropiane. Deklarata e përbashkët e samitit përmban edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian edhe mbi ndryshimet klimaterike, bashkëpunimin transatlantik, situatën në Lindjen e Mesme dhe zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën. Presidenti Bush në fund të takimit përsëriti qëndrimin amerikan se Turqia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Lidhur me Iranin ai shtoi se një Iran me armë bërthamore është “rrezik i jashtëzakonshëm për paqen botërore”.