Gomorra , Një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës

>Italiani Roberto Saviano, me botimin e tij pushton libraritë e kryeqytetit
Libri Gomorra i autorit italian Roberto Saviano që ka pushtuar të gjitha libraritë e kryeqytetit, dhe mbetet një prej titujve më të preferuar për lexuesit shqiptar. Nga libraret pohohet se në ditë shitja e këtij libri mund të ketë arritur dhe në 200 kopje, kërkohej shumë dhe ishte një titull që në shumë raste dhe mbarohej. Ka qenë një ndër librat më të kërkuar nga lexuesit. Është pëlqyer shumë, pasi ai sjell një histori të veçantë. Në një ditë mund të kemi shitur deri në 200 kopje dhe kishte dhe raste kur librat mbaroheshin. Edhe pse kanë kaluar disa kohë nga dita që ai ka dalë në librari, mbetet po i preferuar për lexuesit, tregon një librare në librarinë Adrion. Mafia tjetër e Italisë, një udhëtim në perandorinë ekonomike dhe në ëndrrën e Kamorres për të sunduar, duket se ka shkaktuar shumë debate. Në romanin e tij Roberto Saviano rrëfen me detaje atë çka ndodh brenda Kamorrës. Shkrimtari i librit Gomorra, Roberto Saviano, rrëfen lidhjet e mafies italiane me klanet Kamorriste, por edhe marrëdhëniet e komplikuara me vetë mafiozët. Një tregim special për krijimin e mafies, hapat e kapove shqiptarë, martesat dypalëshe, por edhe planet për të ardhmen. Ku konsiston lidhja mes politikës dhe mafies, por edhe rreziku që quhet Kosovë. Vetë autori i pyetur nga gazetaret mbi mafien shqiptare përgjigjet: Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion dhe pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka kaluar te çimento. Kështu dhe ata u futën në biznesin e madh. Në fund të viteve 80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet 70 me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale. Në libër shkruhet se ky udhëtim i jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës fillon dhe mbaron me ndjekjen e ciklit jetësor të mallrave. Mallrat e freskëta, të porsalindura, që me forma nga më të ndryshmet-copa plastike, veshje të firmosura, videolojëra etj,mbërrijnë në portin e Napolit dhe qoftë për tu mbajtur të fshehur apo për tu magazinuar, derdhen jashtë nga kantierët gjigantë për të mësyrë në pallate të zbrazura qëllimisht nga gjithçka, si krijesa barkzbrazëta që nuk kanë asgjë brenda. Dhe pastaj, mallrat e vdekura që vijnë nga e gjithë Italia dhe nga gjysma e Evropës,në formën mbetjeve kimike, lëndëve toksike dhe derdhen në mënyrë abuzive nëpër fushat e Kampanias, ku helmojnë ndër të tjerët, të njëjtët bosë mafiozë që ndërtojnë shtëpitë e tyre luksoze dhe absurde, që nuk shërbejnë vetëm për të provuar nivelin e pushtetit të arritur, por dhe dëshmojnë për utopi të përçartura, shtysa drejt shpresës për ndryshim, për prirje apokaliptike të errëta. Kjo është sot Kamorra..... Gomorra vjen si një libër i fuqishëm, plot pasion dhe dhunë, por në të njëjtën kohë objektiv dhe i shpresë plotë. Libri "Gomorra" është bërë film, me bashkëskenarist Roberto Savianon. Më 24 shtator 2008, filmi "Gomorra" u zgjodh të përfaqësojë Italinë në garën për çmimin "Oskar", si filmin më të mirë të huaj. "Gomorra" fitoi pesë çmime "Oskar" në Akademinë e Filmit Evropian, si filmi më i mirë, regjia më e mirë, aktori më i mirë, skenari më i mirë dhe fotografia më e mirë. Filmi "Gomorra" fitoi çmimin "Grand Prix" në Festivalin e Kanës. Libri është botimi shtëpisë botuese Dudaj dhe është përkthyer nga Etleva Demollari dhe Alketa Ylli.
***********************************
Të dhëna mbi Roberto Saviano
Ka lindur në Napoli, më 22 shtator 1979. Është gazetar, bashkëpunëtor i La Repubblica, LEspresso, Times, El Pais, Washington Post. Arrin majat e suksesit me botimin e librit Gomorra në vitin 2006. Në dy vjet, Gomorra u përkthye dhe botua në 42 shtete. Në vitet 2006-2008 ai ishte libri më i shitur në Gjermani, Angli, Hollandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë. Në vazhdën e suksesit New York Times e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-s, ndërsa The Economist e ka përfshirë në 100 librat e vitit. Por autori i Gomorra nuk e ka pasur të lehtë suksesin e tij, pasi mafia italiane, Kamorra e ka dënuar me vdekje pikërisht për përmbajtjen e librit, apo të vërtetat e pasqyruara në të. Për këtë shkak Roberto Saviano jeton i shoqëruar nga policia, qysh nga 13 tetori 2006. Më 14 tetor 2008, kërcënimi i fundit i Kamorras ishte: Saviano i gjallë deri në Krishtlindje. Kanë thënë për shkrimtarin Roberto Saviano. Umberto Eko: Roberto Saviano është heroi kombëtar i Italisë. Enzo Biagi: Kam takuar Roberto Savianon. Djalin që jo vetëm denoncoi përbindëshin por edhe e shpjegoi atë, si askush tjetër, para tij. Salman Ruzhdi: Mafia paraqet një problem shumë më serioz se ai me të cilin jam përballuar unë. Saviano është në një rrezik të tmerrshëm nga Kamorra. Gjashtë nobelistë, mes tyre Orhan Pamuk, Gunter Gras, Gorbaciov, Dario Fo, firmuan peticionin: Shpëtoni Savianon. Në apelin e tyre shkruhej: Nuk mund të tolerohet që çfarë është përshkruar në këtë libër, të ndodhë në Evropën e vitit 2008, siç nuk mund të tolerohet çmimi për të paguar për kë denoncon këto ngjarje duke e detyruar të heqë dorë nga jeta dhe liria e tij.