E Shtunë, 31 Tetor 2026

Husi: Çështja e kufijve, jo impakt tek Shqipëria



Në seancën më të afërt, Sllovenia ratifikon Shqipërinë në NATO. Koordinatori kombëtar për në NATO, z. Glori Husi, bëri dje të ditura arsyet e vonesave të deritanishme, duke pohuar se ato kanë ardhur vetëm nga shkaqe të brendshme të saj që nuk kanë të bëjnë me procesin në fjalë. Sipas tij, përplasja më e fundit mes Sllovenisë dhe Kroacisë për çështjet e kufijve nuk do të ketë asnjë impakt në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, pasi për më tepër Lubjana zyrtare është një nga mbështetëset kryesore të anëtarësimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike. "Në rastin e Sllovenisë është diskutuar protokolli i anëtarësimit dhe meqenëse për arsye të brendshme seanca në parlament nuk përfundoi, në seancën më të afërt do të votohet Protokolli i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ne nuk presim që të kemi asnjë lloj surprize. Sinjalet janë shumë pozitiv dhe nuk ekziston asnjë problem për Shqipërinë për tu shqetësuar", - tha z. Glori Husi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›