Policia e Sarandës arreston të kërkuarin e Kurbinit për vrasje të mbetur në tentativë

Emanuel Shkreta
Sarandë, 4 shkurt 15:04 NOA – Një person i kërkuar nga policia e Kurbinit, është arrestuar sot pasi u gjet të fshihej në jug të vendit.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se Emanuel Shkreta që shihni dhe në foto, është arrestuar nga forcat policore të Komisariatit të Sarandës, pasi kishin mbledhur këto ditë të dhëna mbi vendndodhjen e tij në qytetin bregdetar.
I shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, 26 vjeçari Emanuel Shkreta nga Fushë Mamurrasi u kap në një nga banesat ku strehohej që nga 14 janari kur edhe fotoja e tij u shpërnda në të gjitha komisariatet e vendit.
n.i/NOA