Goodo: Prioritet specializimi i mjekëve
"Do t'u jepet prioritet specializimeve të mjekëve", këtë deklaratë bëri dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Gjatë takimit F. A. Willson, Ambasador i Britanisë së Madhe në vendin tonë, ministria propozoi bashkëpunim në fushën e shëndetësisë. Pjesë e tij është ndihma për përmirësimin e standardeve, trajnimin e mjekëve tanë në Britani, duke i cilësuar pika kyçe për rritjen e standardeve të shërbimit shëndetësor. Willson, përgëzoi ministren për detyrën në krye të këtij institucioni, duke ofruar mbështetje maksimale për realizimin e reformave të ndërmarra, për rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët shqiptarë. Ky bashkëpunim konsiston sidomos në trajnimin e stafit mjekësor. Ambasadori anglez shprehu mbështetjen e tij dhe besimin, se kërkesa për bashkëpunim mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Britani.