“Google Earth” zbulon portretin e Jezusit
Disa përdorues interneti, duke eksploruar pamjen virtuale të vendeve të fshehura të Hungarisë, kanë konstatuar se në pamjet satelitore të tokës pranë Puspokladany-t dukej qartë imazhi i Krishtit. “Unë nuk jam besimtar që e sheh atë kudo, - thotë 26- vjeçari, i cili ia tregoi fotografinë agjencisë ‘The Sun’, - por në këtë rast është e pamundur të mos dallosh figurën e Jezusit”. Vizionet hyjnore janë të shumta. Ka pasur nga ata që e kanë parë figurën e Jezusit në një hekur hekurosjeje, disa në një shishe birre apo edhe në një mobilie. Në këtë rast duhet specifikuar se vizioni vjen nga qielli. Hartat satelitore të “Google Earth”, kanë fotografuar edhe fushën e një ferme në veri të qytetit Puspokladany. Pamja është e qartë dhe duhet fare pak imagjinatë për të njohur fytyrën e Jezusit në fushën hungareze. Shumica e skeptikëve besojnë se fotoja është e sajuar, por ka shumë që flasin për një mrekulli.