E Diel, 1 Nëntor 2026

Në galerinë londineze të artit, një reçel “i bërë nga flokët Ledi Dianës”



Në Britani është ekspozuar një reçel, që supozohet se ka si përbërës edhe qime floku të Princeshës Diana. Ushqimi i çuditshëm, i quajtur “Reçeli Okult”, është paraqitur në një shfaqje të artit surrealist në Londër, me çmimin 5 sterlina për kavanoz. Prodhuesi Sam Bompas, i kompanisë së furnizimit të ushqimit, “Bompas dhe Parr”, thotë se prodhimi është edhe art, edhe ushqim. Ai pretendon se është përgatitur nga një pikël e vogël floku i Princeshës së Uellsit e trajtuar me xhin, e cila është e kombinuar më pas me qumësht dhe sheqer. Shija e produktit i ngjan qumështit të kondensuar. Floku ishte blerë në shitjet online të “eBay” për 10 dollarë, të ofruar nga një tregtar amerikan, i cili thotë se mbledh ato që i quan qime floku të personave të famshëm. Organizatorët e shfaqjes së artit në Galerinë e Artit të Londrës, “Barbican”, që përfshin punë të Salvador Dalisë dhe Rene Margritte-s, i kërkuan Bompasit të krijonte një produkt me temë surrealiste. Ai thotë se reçeli i çuditshëm i nxit njerëzit të mendojnë për marketingun e ushqimit dhe se si e folura zhvillon eksperiencën e përditshme të të ngrënit. Ai tha: “Ne menduam për këtë dhe ushqimi më i përdorshëm nga të gjithë është reçeli. Kështu që e kthyem atë në një objekt surrealist”. Projektet e shkuara të Bompasit përfshijnë një banket të ndërtuar me vepra arkitekture prej xhelatine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›