Mbajnë xhaxhain e gjallë në arkivol për dy vjet
Kushërinjtë e një indiani të pasur e kanë mbajtur xhaxhain e tyre 72-vjeçar në arkivol për dy vjet në shtëpi, pasi ai kishte refuzuar t’u jepte fermën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Indi, në pjesën perëndimore të vendit, në provincën Porbunder. Oficerët e policisë në këtë zonë, sipas “The Sun” thanë pasi zbuluan ngjarjen, se kushërinjtë ia hiqnin kapakun e arkivolit xhaxhait të tyre të gjallë një herë në ditë, vetëm sa për ta ushqyer. Ata po përpiqeshin që Rajan Killaker të qëndronte në jetë sa t’u jepte trashëgimi fermën, madje shponin edhe vrima në kapakun e arkivolit që ta detyronin të dorëzonte tokën me vlerë 100,000 sterlina. Policia i ka arrestuar tetë kushërinjtë e tij, të cilët kishin pranuar se e kanë torturuar plakun.