E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindi femër, burri e djeg gruan të gjallë



Myslimanët preferojnë që familja e tyre të shtohet me meshkuj, por nëse nuk ndodh kështu, shumicës i kalon mërzia brenda pak javësh. Për një 24-vjeçar në Pakistan nuk ka ndodhur kështu. Raportet mes çiftit u acaruan aq shumë pas lindjes së vajzës së tyre të parë, sa një ditë ai i vuri flakën gruas së tij, pasi e leu me vajguri. Ngjarja ka ndodhur në Islamabad. Gruaja e Saima Parveen u ndihmua nga fqinjët dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk kishte mundur të mbijetonte, pasi kishte të djegur 90 për qind të trupit. çifti ishin martuar prej rreth një viti. Pas lindjes së vajzës, tre muaj më parë, familja hyri në krizë të thellë. Burri e fajësonte vazhdimisht të shoqen se nuk kishte lindur djalë. Policisë ai i kishte thënë qetësisht se gruaja kishte qenë viktimë e shpërthimit të gazit në kuzhinë, por ata nuk e besuan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›