Gorbaçov rikthehet në politikë
Njeriu i "Perestrojkës" dhe
"Glasnostit", dy reformave të
mëdha që i dhanë zanafillë ndryshimit
të regjimit në ish-Bashkimin
Sovjetik, mendon se ka
ende për të thënë në sferën politike.
Plani i fundit i ish-liderit 77-
vjeçar është bashkimi i forcave me
pasanikun rus, Aleksandër Lebedev,
për të lançuar një parti të re
politike, të pavarur nga Kremlini.
Gorbaçov, nobelist i paqes për viti
1990, për mundësimin e një kalimi
paqësor të regjimit në vendin
e tij në fillim të viteve ‘90 është një
person i mbështetur nga Perëndimi,
por aspak popullor në vendin
e tij. Atij i faturohet kaosi i madh,
në të cilin u zhyt Rusia. Plani aktual
i Gorbaçovit konsiston në krijimin
një partie të re, që, sipas
pasanikut rus Lebedev, do të jetë
shumë konkurrente në spektrin e
vakët të politikës ruse. Qëllimet
kryesore të partisë do të jenë kryerja
e reformave ekonomike dhe
ligjore dhe promovimi i pavarësisë
së mediave. Një nga zëdhënësit e
Gorbaçovit ka bërë të ditur se qëllimi
i partisë nuk është fitimi i votave,
por ndryshimi i shoqërisë. Për
sa i përket Lebedevit, ai kontrollon
30% të linjës ajrore ruse "Aeroflot",
në të cilën shteti rus ka shumicën
e aksioneve. Ai dhe Gorbaçovi kanë
të dy aksione në gazetën e pavarur
"Novaja Gazeta", në të cilën punonte
edhe gazetarja e famshme dhe
kritikja e ashpër e Kremlinit, Anna
Politkovskaja.
"Glasnostit", dy reformave të
mëdha që i dhanë zanafillë ndryshimit
të regjimit në ish-Bashkimin
Sovjetik, mendon se ka
ende për të thënë në sferën politike.
Plani i fundit i ish-liderit 77-
vjeçar është bashkimi i forcave me
pasanikun rus, Aleksandër Lebedev,
për të lançuar një parti të re
politike, të pavarur nga Kremlini.
Gorbaçov, nobelist i paqes për viti
1990, për mundësimin e një kalimi
paqësor të regjimit në vendin
e tij në fillim të viteve ‘90 është një
person i mbështetur nga Perëndimi,
por aspak popullor në vendin
e tij. Atij i faturohet kaosi i madh,
në të cilin u zhyt Rusia. Plani aktual
i Gorbaçovit konsiston në krijimin
një partie të re, që, sipas
pasanikut rus Lebedev, do të jetë
shumë konkurrente në spektrin e
vakët të politikës ruse. Qëllimet
kryesore të partisë do të jenë kryerja
e reformave ekonomike dhe
ligjore dhe promovimi i pavarësisë
së mediave. Një nga zëdhënësit e
Gorbaçovit ka bërë të ditur se qëllimi
i partisë nuk është fitimi i votave,
por ndryshimi i shoqërisë. Për
sa i përket Lebedevit, ai kontrollon
30% të linjës ajrore ruse "Aeroflot",
në të cilën shteti rus ka shumicën
e aksioneve. Ai dhe Gorbaçovi kanë
të dy aksione në gazetën e pavarur
"Novaja Gazeta", në të cilën punonte
edhe gazetarja e famshme dhe
kritikja e ashpër e Kremlinit, Anna
Politkovskaja.