Indi, shembet tempulli:147 të vdekur
147 persona kanë humbur jetën në ikje e
sipër në kaosin e krijuar nga shembja e
një tempulli, në një shtet indian. Shumë
të tjera janë plagosur pas shembjes së një
muri të madh, që ka shkaktuar shumë të
vrarë dhe më pas panik të madh në masën
e njerëzve që ishin mbledhur për të marrë
pjesë në festivalin Hindu të Navaratrës. Kjo
nuk është hera e parë që ndodh një gjë e
tillë, pasi edhe herë të tjera shembje të
mureve të tempujve të vjetër kanë qenë
problematike. Madje, vetëm gjatë këtij vit
ka pasur 4 raste të tilla. Muajin e fundit,
140 pelegrinë humbën jetën nga e njëjta
arsye në një shtet verior të Indisë. Tempulli
në fjalë është një tempulli shekullit të 15-
të dhe është një vend shumë i populluar
me turistë gjatë gjithë vitit. Nuk dihet
shkaku i vërtetë i shembjes së murit, por
dëmi këtë herë ka qenë shumë i madh.
Personat e plagosur janë dërguar në spital,
por forcat e shpëtimit vazhdojnë ende
gërmimin në gërmadha për të nxjerrë të
tjerë njerëz, që ndodhen poshtë tyre.