E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy të rinjve, posedonin kanabis sativa

Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar Ardit Prengën, 21 vjeç, dhe Saimir Vokën, 20 vjeç, pasi dyshohet se posedonin lëndë narkotike. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit shoqërimi i tyre është bërë në orën 23:30 të ditës së enjte, ndërsa arrestimi vetëm 12 orë më pas. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve dhe plotësimit të dosjes hetimore në ngarkim prokuroria ka prerë për ta fletën e arrestit. Të njëjtat burime u shprehën se gjatë një kontrolli të bërë nga shërbimet e policisë, në mjetin “Audi” me targa TR0103M, që drejtohej nga Saimir Voka, u gjet në kroskotin e mjetit në një qese plastike lëndë narkotike, që peshonte 6.5 gramë, e dyshuar si kanabis sativa. Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike ishte vendosur në kroskotin e “Audit” nga Ardit Prenga. Në daljen e saj për mediat policia shprehet se ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person, që mendohet të jetë shitësi i lëndës narkotike te dy të arrestuarit. Këtë informacion ata e kanë marrë nga deklaratat e dy të arrestuarve. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të “Prodhimit, shitjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›