E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherret për pronat, dy nën hetim

Elbasan

Janë zënë për çështje pronësie dhe ka dashur të vrasë komshiun me një armë gjahu që e mbante me leje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme në një fshat të Gramshit. Sipas burimeve policore, ka nisur procedimi penal për 69-vjeçarin Isuf Koçi, banues në Gramsh. Procedimi ndaj tij filloi pasi në afërsi të urës së Trashovicës, rreth 10 kilometra larg qytetit të Gramshit, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu 30-vjeçarin B.Koçi, banues në Gramsh. Policia është gjendur shpejt në vendngjarje dhe gjatë kontrollit iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, të cilën Koçi e mbante me leje, si dhe një pistoletë me efekte zhurmuese. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje”.

Ndërkohë, rreth mesditës së djeshme ka filluar procedimi penal për 30-vjeçarin Hamit Shkurti nga fshati Dorëz i Librazhdit, i cili gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, B.Teta.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›