Vetëhelmohet 40-vjeçarja
Peqin
Një grua 40 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka konsumuar doza të konsiderueshme helmi. Sipas burimeve policore, L.çelmeta, nga fshati Pekisht i Peqinit, është vetëhelmuar duke konsumuar një sasi helmi të llojit “Rrogor”, që përdoret për spërkatje rrushi. Gruaja është gjetur pa ndjenja në orën 07:30 të mëngjesit nga familjarët, të cilët e kanë transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Por duke parë gjendjen e saj tepër të rënduar, mjekët e Elbasanit e kanë nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ende nuk janë bërë të qarta motivet e këtij vetëhelmimi dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
#