E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten 150 mijë euro në një banesë



VLORE - Një 60-vjeçar nga Narta e Vlorës denoncoi dje grabitjen e 150 mijë eurove në banesën e tij. Sipas 60-vjeçarit, paratë i kishte mbyllur në një kasafortë, të cilën e mbante fshehur në afërsi të oxhakut të shtëpisë, maskuar me disa sende. Por kur kishte shkuar të merrte disa prej tyre, ai ka konstatuar se paratë ishin vjedhur me gjithë kasafortë. Ai ka deponuar se paratë ishin të dhëndrit dhe fëmijëve të tij, që i kishin vënë nga puna në emigracion. Një muaj më parë, kryefamiljari, bashkë me gruan kishin shkuar jashtë shtetit, te fëmijët, ndërsa kasafortën për siguri ia kishin dhënë një të afërmi të tyre, të cilën ia kanë marrë sërish sapo janë kthyer. Policia ka shoqëruar disa persona, të afërm të familjes të cilët kishin dijeni për shumën e parave që gjendeshin në familjen që kreu denoncimin. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›